Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka bërë të ditur se është infektuar me koronavirus, por ka theksuar se nuk ka simptoma të rënda.
Ai synon që javën e ardhshme të punojë online, transmeton portal arbresh.info
“Ndihem mirë, megjithatë sipas udhëzimeve të shëndetit publik, do të vazhdoj të punoj online këtë javë”, shkroi ai në Twitter.
This morning, I tested positive for COVID-19. I’m feeling fine – and I’ll continue to work remotely this week while following public health guidelines. Everyone, please get vaccinated and get boosted.
— Justin Trudeau (@JustinTrudeau) January 31, 2022
Trudeau ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit në fillim të muajit janar.
Ai ka qenë në izolim që nga java e kaluar pasi një nga fëmijët e tij rezultoi pozitiv me Covid-19.
Ai shfrytëzoi rastin për të ftuar edhe një herë kanadezët të vaksinohen, veçanërisht me një dozë shtesë përforcuese.
Kryeministri kanadez nuk do të jetë në gjendje të ndjekë fizikisht aktivitetet në dhomën e ulët të parlamentit në Otava pasdite, para të cilave kamionistët dhe kundërshtarët e masave të shëndetit publik po demonstrojnë prej dy ditësh.
Të shtunën, mijëra njerëz dhe qindra kamionë bllokuan qendrën e kryeqytetit kanadez duke protestuar kundër masave shëndetësore dhe detyrimeve të vaksinimit për kalimin e kufirit kanadez-SHBA./arbresh.info/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...