Përplasja fizike e liderit të PSD-së Dardan Molliqaj me policët, ditën e protestës ka nxitur reagime të shumta.
Në media u publika një video teksa Molliqaj e godet një polic, para hyrjes në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Por, nga PSD kanë publikuar pamje të reja, teksa shihet se polici i cili u godit nga Molliqaj, e kishte kapur për fyti liderin e kësaj partie.
Është anëtarja e kësaj partie, Natyra Kuçi ajo e cila e ka publikuar këtë fotografi, raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë i Kuçit:
Kur polici te kap per fyti. Kur polici te godet tinezisht. Kur polici perqafon gjuhen e pushtetit;as atehere mos e shty, mos i prek fytyren, se ai eshte argumenti i kerkuar per perndjekje e lincim.
Ne emer te ruajtjes se „shenjterise“ se policise, shtypje e frike. I kemi te lexuara, andaj nuk frikesohemi!

KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...
Reuters: Zgjedhjet në Kosovë nuk sjellin shumicë, Kurti kërk...
Prokurori i Shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për parabu...
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...