Ish-presidenti i Shqipërisë, anëtarë i Partisë Demokratike, Bujar Nishani, ka thënë se sot është një dite e veçantë për historinë e demokracisë shqiptare.
Komisioni i Rithemelimit të PD-së, ka nisur ditën e sotme votimet që në orën 8:00 për primaret në të gjashta bashkitë, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë për kandidatët për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Bushati ka thënë se me këtë proces nuk përmbushet thjesht ky premtim i mbajtur, por sot demonstrohet praktikisht përpara syve të të gjithë shqiptarëve dallimi i madh mes dy modeleve të kulturës politike.
Postimi i plotë:
Të dashur miq demokratë, sot një ditë e veçantë për historinë e demokracisë shqiptare.
Partia Demokratike e Shqipërisë realizoi atë që ishte premtimi i parë i saj në proçesin e rithemelimit dhe modernizimit.
PRIMARET !
Vota ka realisht vlerë.
Sot me këtë proces nuk përmbushet thjesht ky premtim i mbajtur, por sot demonstrohet praktikisht përpara syve të të gjithë shqiptarëve dallimi i madh mes dy modeleve të kulturës politike.
Modeli i votës së lirë përballë manipulimit idiot e vulgar !
Modeli i lirisë, të drejtës dhe integritetit përballë korruptimit, mashtrimit dhe pengmarrjes !
Modeli i bashkimit, sovranitetit, respektit e gjithpërfshirjes, përballë shitjes, përjashtimit, harbutërisë dhe sharlatanizmit !
Modeli i demokracisë funksionale e të drejtpërdrejtë ku çdo demokrat ka kapitalin dhe vlerën e vet në këtë parti, përballë modelit të konglomeratit amoral prej vrasësish, trafikantësh, tenderaxhinjve, hajnisë së tokave, pronave e parave të shqiptarëve, mbledhur në bunkerin e blinduar tek kundërbojnë nën sqetullën e rregjimit.
Beteja jonë është e drejtë dhe e vërtetë !
Sot për pluralizmin, nesër për Shqipërinë ??
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër