Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin do të udhëtojë ditën e hënë drejt Shqipërisë, për të zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit, Edi Rama dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas situatës së krijuar në ditët e fundit.
Qeveria evropiane e futbollit ka ngritur shqetësime lidhur me zgjedhjet për kreun e FSHF-së, sidomos pas ngjarjes së ndodhur në banesën e presidentit Duka, ku pa ditë më parë shpërtheu një sasi tritoli.
I pari i UEFA-s do të interesohet personalisht krahas zgjedhjeve dhe për sigurinë e vendit, për shkak se vetëm pas pak muajsh do të organizohet finalja e Conference League, një prej eventeve më të mëdha sportive në continent.
Kjo vizitë e numrit një të UEFA-s do të zgjasë për rreth tre orë, për shkak se nuk ishte e planifikuar më parë në axhendën e tij.
Zgjedhjet për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahen në datën 2 mars, ndërsa finalja e Conferece League do të luhet më 25 maj në “Air Albania”.
Kjo është hera e parë që kryeqyteti shqiptar pret një event të përmasave të tilla./Arbresh.info
Jalen Riley prezantohet tek Bashkimi
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Çedomir Aksiq: S’janë ...
Mario Ilievski “Ylli i Javës” në Superligën e Ko...
MPB forcon koordinimin me komunat për zbatimin e Ligjit për ...
Gegë Lleshi emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë e...
“Një figurë që u bën ballë shtrëngatave”, Murat Jashari – ka...