Shoqata e Gastronomëve të Kosovës do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës.
Petrit Kllokoqi, si kryetar i saj, ka konfirmuar se kërkesa që kanë për deputetët lidhet me masat e marra nga qeveria për luftimin e pandemisë së COVID-19, të cilat, sipas tyre, janë të përshtatshme.
“Masat i kemi respektuar. Më e dhimbshmja është që kanë refuzuar të takohen me ne. Do t’u drejtohemi deputetëve që të na nxjerrin nga kjo situatë – pozitë e opozitë”, është shprehur Kllokoqi në në Klan Kosova.
“Masat i kemi kundërshtuar sepse na është ndaluar e drejta për punë. Nuk jemi sunbvencionuar ekonomikisht, si pagat e punëtorëve, qiraja apo ulja e TVSH-së, e cila nga tetë përqind u rrit në 18 përqind. Është e padrejtë që të shkurtohet orari i punës pa subvencionim. Masat e fundit janë të ekzagjeruara”.
Sipas tij, bizneset e gastronomisë do të duhej të përkraheshin financiarisht, duke u arsyetuar me rritjen ekonomike që ka pasur gjatë vitit 2021.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...