Një 67 vjeçare nga fshati Ferras i Fierit ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes, teksa jetonte prej shumë vitesh në kushte të mjerueshme dhe në varfëri ekstreme në një kasolle gjysmë të rrënuar.
Liljana Sema ishte nënë e 3 fëmijëve, dy djem dhe një vajze. Dy fëmijë emigrant në Itali kurse djali i vogël punonte në Sarandë, ndërsa bashkëshorti i ishte ndarë nga jeta vite më parë.
Pikërisht në këto ditë të acarta, ajo është gjetur e vdekur në banesën e saj nga vëllai i saj, Florenc Gjoleka, pasi vetëm pak ditë më parë asaj i ishte prerë furnizimi me energji elektrike nga OSHEE-ja, duke e lënë për pasojë pa ngrohje, vetëm sepse e moshuara nuk kishte paguar një muaj tarifën e energjisë.
Liljana, vuante prej vitesh nga zemra, tensioni dhe probleme të tjera me nervat, por kësaj i është mbivendosur prej shumë vitesh edhe varfëria ekstreme, skamja, uria dhe mungesa e të ardhurave minimale për të mbajtur shpirtin gjallë. /TCH/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...