Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot kryesisht të vranët por nuk do të mungojnë as intervalet me diell.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -8°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 02°C në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 04°C në 14°C.
Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë e ulët.
Ndërsa Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm me reshje të izoluara. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -9°C në -1°C dhe në zonat e ulëta nga -6°C në 02°C./tch
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik