Ylli i Real Madrid, Isco tashmë po merr oferta para përfundimit të kontratës së tij aktuale.
Reprezentuesi spanjoll do të shohë që kontrata e tij me Los Blancos të përfundojë në fund të këtij sezoni.
Pasi ka luftuar për formën gjatë kësaj peridhe dhe është përpjekur të thyejë planet e Carlo Ancelottit këtë sezon, ka të ngjarë që ai të lejohet të largohet.
Pa asnjë marrëveshje të re në tryezë, Isco tani është i lirë të bjerë dakord për një marrëveshje parakontrate me çdo klub jashtë Spanjës.
Sipas raportimeve nga “El Chiringuito”, ai tashmë ka mërrë ofertë nga një klub i Katarit.
Megjithatë, raporti shton se agjenti i Iscos ia ka bërë të qartë klubit të paidentifikuar se klienti i tij dëshiron të luajë vetëm në Evropë, ende vetëm 29 vjeç.
Tashmë ka pasur lidhje me Sevillan, por nëse Los Nervionenses janë vërtet të interesuar, ata nuk do të jenë në gjendje të bien dakord për një kontratë derisa marrëveshja aktuale e Iscos të skadojë në fund të qershorit./Arbresh.info
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...