Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vlerësimi që i ka dhënë Transparency International, Kosovës në luftën kundër korrupsionit është lajm i mirë.
Ai tha se ky përmirësim për 17 vende beson që do të ketë reflektim edhe në vendimet e BE-së për Kosovën.
“Ky sukses besoj se do të reflektohet pozitivisht në vendimet e Brukselit për vendin tonë, por edhe në forcimin e besimit të investitorëve të jashtëm për të investuar këtu pa frikë nga harraqi i së kaluarës”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë, raporton arbresh.info.
Kurti ka përmendur edhe aksionet që ka marrë policia ndaj grupeve kriminale.
Ai tha se luftimi kundër korrupsionit do të ketë ndikim edhe në ardhjen e investitorëve.
“Është rrugë e gjatë por ne nuk do të ndalemi. Populli ynë nuk i do të korruptuarit dhe ne duhet t’i shërbejmë popullit”, tha Kurti./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...