Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë bashkëpunimin për sigurinë e dy vendeve.
Kjo u tha në konferencën për media pas takimit të anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së së Kosovës dhe ati për Sigurinë Kombëtare të Shqipërisë.
Ganimete Musliu kryetare e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për mbikëqyrjen e AKI-së, tha se qëllimi i takimit ishte diskutimi për vazhdimin e bashkëpunimit.
Ajo tha se siguria në dy vendet është parakusht për investime e zhvillim ekonomik.
“Është më se nevojshëm dhe e domosdoshme që ne të bashkëpunojmë, mbi të gjitha kemi nevojë për shkëmbim të përvojave ndërmjet dy vendeve për sigurinë e dy vendeve. Kur siguria e dy vendeve të jetë në nivel, atëherë kemi mundësi të investime dhe zhvillim ekonomik”, tha Musliu raporton arbresh.info.
Nasip Naço, kryetar i Komisionit për Siguri Kombëtare, tha se shkëmbimi i përvojave është në të mirë të dy vendeve.
“Kemi ardhur në një ditë të mbarë kemi ardhur për të dhënë dhe për të shkëmbejmë informacione reciproke me Komisionin e Inteligjencës se pse kemi çfarë përfitojmë nga njëri tjetri duke qenë të rëndësishëm të dy komisionet dhe komisioni jonë e ka vlerësuar dhe është më shumë se gjysma e Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë duke ardhur sot sepse ne shikojmë që të dy vendet tona duke shkëmbyer informacione është në të mirë të vendeve tonë .Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka një të veçantë ndryshe nga Komisionet e tjera parlamentare sepse ka të bëjë me shërbimet inteligjente ku jo pak raste në emër të zbatimit të ligjit sigurisht që cenojnë deri diku liritë themelore dhe të drejtat e njeriut dhe ky ka qenë ajo barrikada që ne kemi dashur të vendosim midis zbatimit të ligjit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha ai./arbresh.info/
Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtë...
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...