Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë ka një paralajmërim për këtë javë

12:05 | 24 Janar 2022
F.T

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, i pari që ka dalë nga mbledhja ishte, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Ai ka thënë se do të kemi një javë të ngjeshur ku njoftoj se do të ketë edhe një seancë parlamentare, shkruan arbresh.info.

Tahiri njoftoi se sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme lidhur me propozimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Edhe ditëve pasuese deputetët do të mblidhen në Kuvend për seanca të tjera.

“Do të jetë një javë e ngjeshur me seanca parlamentare, duke filluar nga sot me një seancë të jashtëzakonshme ku do të debatojmë për energjinë, temën më të rëndësishme për momentin për qytetarët e Kosovës. Pastaj do të ketë vazhdim të pikave të rendit të ditës të mërkurën dhe pastaj do të jetë edhe një seancë tjetër të enjten, e thirrur nga opozita, e nënshkruar nga LDK-ja për menaxhimin e pandemisë”, tha ai.

Sipas tij, shtrenjtimi i energjisë elektrike do të ndikonte edhe në rritjen e çmimeve të tjera. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale