Barcelona është duke synuar transferimin e mbrojtësit të Ajaxit, Nicolas Tagliafico.
Barcelona është pa alternativë për Jordi Alba në krahun e majtë dhe ai ka pasur një sezon të përzier deri më tani këtë sezon, duke e bërë klubin të identifikojë Tagliafic si dikë që do të donin ta sillnin.
Ekseperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka thënë se 29-vjeçari po bën gjithçka që mundet për të realizuar këtë lëvizje, madje duke i kërkuar Ajaxit që ta lëtë të laroghet me një marrëveshje fillestare huazimi.
“Nicolas Tagliafico po përpiqet t’i bashkohet Barcelonës javën e ardhshme. Ajax ende po kërkon marrëveshje të përhershme – ndërsa FCB mendon vetëm për një huazim”, shkroi Romano në Tëitter.
“Tagliafico dëshiron vetëm t’i bashkohet Barçës sa më shpejt të jetë e mundur – ai shpreson se Ajax do ta lërë atë të huazohet me këtë shans të madh për karrierën e tij”.
Kuptohet se Ajax do të ishte i hapur për të shitur Tagliafico te Barcelona, por katalanasit aktualisht po ofrojnë vetëm një marrëveshje huazimi me një opsion për blerje./Arbresh.info
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini