Kosova është duke u përballur me një valë tjetër të Coronavirusit, ku 85 për qind e rasteve janë duke rezultuar me variantin e ri Omicron, e për këtë rritje ka ndikuar lëvizja e madhe e popullatës në fazat e fund vitit.
Kështu thotë në një intervistë për arbresh.info, drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj.
Se numri i rasteve me COVID do të ritet ishte e pritshme thotë Vishaj, pasi që Omicron përhapet rrufeshëm.
“Një dukuri e ngritjes ka qenë e pritur sepse në tërë rajonin në tërë Evropën kemi pasur shpërthim epidemiologjik. Lëvizja e madhe e popullatës në fazat e fund vitit është një ndër faktorët dhe faktori tjetër është vetë natyra e variantit Omicron i cili ka kapacitete të mëdha të përhapjes i cili përhapët rrufeshëm. Për infektologët ka qenë një dukuri e pritur që do të ndodhë prandaj në këtë fazën ne kemi bërë hapa të duhur me qëllim që të jemi në gjendje që të ofrojmë shërbime sa më cilësore që të jetë e mundur”, thotë ai.
Vishaj thotë se aktualisht Omicron është prezentë tek pacientët tanë në klinik, ku sipas tij varianti Delta nuk është duke dominuar më në vendin tonë.
“Nuk e kemi atë konfirmimin zytarë por thuhet se për momentin 85 për qind të mostrave të testuara janë të rezultuara me variantin Omicron, pa dyshim qe Omicron në këtë situatë është prezent edhe tek pacientët tonë. Zakonisht simptomat janë të njëjta me temperaturë, me lodhje me vështirësi në fry marrje, prekje mushkërore shumë të theksuar, temperaturë rraskapitje, vështirësi në lëvizje. Varianti Delta nuk është duke dominuar më në vendin tonë sepse tani më i shpesh është varianti Omicron sesa varianti Delta”, thotë ai.
Ai thotë se janë duke bërë të gjitha përgatitjet, në rast se do ballafaqohen me kërkesa më të larta nga pacientët për hospitalizim në këtë klinik.
“Që nga fillimi i pandemisë çdo ditë e më tutje ne jemi duke bërë përgatitje në mënyrë që të jemi në një situatë më të mirë në mënyrë që të ju ofrojmë shërbime sa më cilësor qytetarëve tanë, por duhet të potencojmë se në këtë situatë pa vaksinim ne do ti kemi vështirësi shumë të madhe. Numri i pacientëve shpresojmë që nuk do të jetë shumë i madh i kërkesave për hospitalizim prandaj bëjmë apel që qytetarët të vaksinohen. Aktualisht në Klinikën infektive i kemi 22 shtretër të zënë më pacientë me COVID, por Klinika ka kapacitet me 122 shtretër por po shpresojmë që këtë shtretër të mos i përdorim shumë”, thotë ai.
Sipas tij, gripi sezonal nuk ka ndikuar, por në këtë situatë pa vaksinim ne do të kemi vështirësi shumë të mëdha.
“Gripi seoznal nuk ka ndikuar në rritjen e rasteve me COVID pasi që Omicron ka një sjellje shumë të çuditshme jo shumë të zakonshme por jemi duke e përcjellë sjelljen e tij në mënyrë që të ardhmen të jemi më të përgatitur që të përballemi në mënyrë sa më cilësore. Apeli im është te ju them qytetarëve që të vaksinohemi sa më parë dhe të dalim nga këto situata”, thotë Vishaj për arbresh.info
Kujtojmë se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 9 mijë e 771 raste.
Ndërsa, Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 732 mijë e 948 doza të vaksinës./Ardita Zeka/arbresh.info/
Automjeti godet për vdekje këmbësorin në Tiranë
Për një javë, 41 të lënduar si pasojë e aksidenteve në Feriz...
Midis mosmarrëveshjeve dhe bashkëpunimit: Raportet e komunav...
Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri babë e bir nga Shq...
KQZ: Rezultatet përfundimtare pas përfundimit të shqyrtimit ...
Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat