Trajneri i Paris Saint-Germain, Maricio Pochettino e konfirmoi këtë të shtunën – Leo Messi do të rikthehet këtë të diel kundër Reims në Ligue 1.
“Leo u stërvit mirë gjatë javës. Jemi të kënaqur dhe të lumtur me evolucionin e tij. Ai do të jetë me grupin nesër. Është gjithmonë një lajm i mirë që lojtarët, që kanë qenë joaktivë ose që nuk kanë marrë pjesë në skuadër, tashmë mund të jenë në dispozicion për të marrë pjesë me grupin dhe për të ndihmuar ekipin pak nga pak”, tha trajneri argjentinas.
Messi do të rikthehet në aktivitet këtë muaj. Ndeshja e fundit zyrtare me skuadrën parisienë ishte më 22 dhejtor, 1-1 kundër Lorient.
Që atëherë, lojtari ka shijuar pushimet në qytetin e lindjes, Rosario. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë kaloi COVID-19, duke qëndruar në Argjentinë derisa doli negativ.
Gjatë kësaj peridhe, Messi në munguar në tri ndeshje të PSG-së, Vannes, Lyon dhe Brest./Arbresh.info
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A