FC Prishtina ka humbur në ndeshjen e parë miqësore në tokën turke.
Prishtina ka pësuar me rezultat 4:0 nga skuadra e elitës së futbollit ukrainas, Chornomoresti Odesa në duelin e zhvilluar në Belek të Antalias.
Borislav Tsonev (30′), Nazarius Rusin (32′), Vanzhav (69′) dhe Titasville (79′) realizuan golat për ekipin ukrainas.
Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq, në këtë takim provoi shumicën e futbollistëve.
Prishtina e nisi ndeshjen me këtë përbërje: Haxho, B. Krasniqi, Pllana, Mici, Karabeci, Boshnjaku, Mankenda, Mone, Hoti, E. Krasniqi, John.
U aktivizuan edhe: Cenaj, Zeka, Ismajli, Aliu. Kryeziu, Tolaj, Shabani, Prapashtica.
Prishtina ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj ekipit nga Kazakistani, Atyrau më 26 janar./Arbresh.info
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren