Federata Shqiptare e Futbollit i ka dhënë fund dyshimeve rreth datës së Asamblesë Zgjedhore të vitit 2022 ku do të zgjidhen strukturat e reja drejtuese të këtij institucioni.
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka vendosur që data e Asamblesë Zgjedhore të jetë e mërkura e 2 marsit. Gjatë këtyre javëve do të përcaktohen delegatët e klubeve dhe shoqatave rajonale që do të marrin pjesë në zgjedhjet e këtij institucioni dhe ata më pas do të votojnë për strukturat drejtuese të tij.
Në Asamblenë e këtij viti do të ketë zgjedhjet për president dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, si dhe mund të ketë ndryshime statutore siç ndodh zakonisht.
Njoftimi i plote i FSHF-se:
Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së në mbledhjen e tij të datës 21.01.2022 në bazë të kompetencave që i jep Statuti i FSHF-së, vendosi të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore, që do të zhvillojë punimet më datë 02.03.2022, ora 10:00 në selinë e FSHF te “Shtëpia e Futbollit” në Tiranë.
Në këtë mbledhje anëtarët e Komitetit të Ekzekutiv të FSHF përcaktuan dhe miratuan edhe rendin e ditës së punimeve të Asamblesë.
Kandidatët për president në zgjedhje janë presidenti aktual, Armand Duka i cili kërkon mandatin e 6, si dhe gazetari Dritan Shakohoxha.
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...