Në 16 vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, djali i tij, Mendimi, tregon se si familja e mori vesh se Presidenti ishte i sëmurë me kancer.
Dhurata që e mori nga qeveria Italiane, qëndron ende në oborrin e shtëpisë së presidentit të parë të Kosovës.
Brenda rezidencës presidenciale të Ibrahim Rugovës, ka shumëçka që e kujton ish-kryetarin e shtetit. Ajo që menjëherë identifikohet me të është flamuri Dardan, që gjendet aty ku mbaheshin konferencat e themeluesit të LDK-së, raporton T7.
Ndërkaq në katin e dytë të objektit që e shfrytëzoi nga viti 1993, u realizuan takime dhe negociata tejet të rëndësishme për vendin.
Por, pse preferoi këtë ambient në vend të Zyrës së Presidentit tek Kuvendi i Kosovës?
Kushdo nga delegacionet e huaja që vinin këtu, pashmangshëm shihnin edhe Dhomën e Kristaleve ku ish-presidenti mbante pasuritë kosovare.
Madje njëra nga to zuri vend edhe në zyrën më të rëndësishme në botë, Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.
I njohur si figurë paqësore, Rugova mori dhuratë fotografinë e komandantit legjendar të UÇK-së.
Pak metra më tej është edhe zyra e Presidentit në rezidencën Presidenciale të Ibrahim Rugovës. Aty ka fotografi të shumta të takimeve mes tij dhe politikanëve më të rëndësishëm të kohës.
Në 16 vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, djali i tij, Mendimi, tregon se si pavarësisht kësaj, ai qëndroi gjithnjë optimist dhe s’i humbi shpresat.
Duke luftuar sëmundjen me gjithë forcën e tij, Mendim Rugova tregon se si ish-presidenti i kaloi ditët e fundit të jetës së tij.
Ani pse u mungon shumë, familja e ish-presidentit është e lumtur që Kosova është e pavarur edhe për shkak të punës së babait të tyre.
Kuba ndalon furnizimin e avionëve me karburant, thellohet kr...
Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Vdes Qerim Gashi, babai i ish-shefit të AKI-së
Pas reagimit të qytetarëve dhe me inciativën e ambasadës, Ha...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Në Dusseldorf të Gjermanisë, shkolla shqipe feston 18-vjetor...