Mbështetja e SHBA-së për procesin integrues evropian të vendit tonë, rëndësia dhe domosdoshmëria e progresit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane, janë ndër temat e diskutuara në takimin e sotëm të zëvendëskryeministrit Çështjet Evropiane Bojan Mariçiq me ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Byrnes.
Siç njofton Sekretariati për Çështje Evropiane, zëvendëskryeministri Mariçiq shprehu besimin se reformat mbeten në fokus, por në të njëjtën kohë nevojitet një rezultat i qartë dhe i sigurt për të ardhmen evropiane të rajonit.
Në prag të seancës së përbashkët me Qeverinë e Bullgarisë, zëvendëskryeministri Mariçiq i prezantoi ambasadores Byrnes mënyrën se si do të formohen grupet e punës dhe do të funksionojnë në kuadër të qasjes së re me Bullgarinë, të cilat pritet të lëvizin procesin e tejkalimit çështjet e hapura, por edhe të jetë një bazë e mirë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, sektorëve civilë dhe të biznesit.
Në fund, siç theksojnë ata, zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane Mariçiq theksoi se forcimi i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri ynë strategjik me të cilin kemi marrëdhënie të ngushta të kahershme, është i një rëndësie të madhe sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një nga mbështetësit kryesor të agjendës së reformave drejtë ntegrimeve evropiane.
Ambasadorja Byrnes uroi zëvendëskryeministrin Mariçiq për postin e ri, duke shprehur besimin në angazhimin e tij personal për të dhënë një kontribut të madh në procesin e integrimit evropian të vendit brenda mandatit./telegrafi/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...