Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, me çrrastë i ka uruar marrjen e funksionit dhe i ka dëshiruar mandat të suksesshëm.
Nga kabineti i presidentit njoftojnë se zhvillimet më të reja në planin bilateral mes dy vendeve fqinje me theks vizita e para ca ditëve e kryeministrit bullgar në Shkup si dhe mbledhja e përbashkët e dy qeverive që do të mbahet të martën kanë qenë temat rreth së cilave kanë biseduar dy presidentët, Pendarovski dhe Radev.
“Me këtë rast presidenti Pendarovski ka përshëndetur vënien e dialogut mes dy qeverive dhe ka shprehur gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për intensifikimin e tyre në periudhën e ardhshme”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Kabineti i presidentit Pendarovski.
Në drejtim të thellimit të dialogut mes dy vendeve, dy presidentët kanë shqyrtuar mundësinë e një vizite zyrtare të Pendarovskit në Sofje./alsat.mk/
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...