Kuvendi i Kosovës me 80 vota “për”, ka miratuar amendamentin dhe projektligjin për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ministrisë së Arsimit për programin e shkëmbimit akademik Fulbright.
Me 80 vota “për”, kuvendi ka miratuar edhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për statusin e pjesëmarrjeve të Forcave së Sigurisë së Kosovës dhe Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve përkatëse.
Organi më i lartë legjislativ ka miratuar edhe marrëveshjen e tretë ndërkombëtare me 87 vota “për” projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit, nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit.
Po ashtu, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar një amendament dhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Horizon Europe, korniza e programit për kërkim dhe inovacion.
Pas shumë diskutimeve është miratuar edhe marrëveshja e pestë ndërkombëtare, për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së që quhet “Evropa kreative 2021-2027”.
Kuvendi do të vijojë me seancë ne orën 14:30 për zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK)./arbresh.info/
Mehdi Çoba dhe Gjilani ndajnë rrugët
Gjermani/ Stuhia e akullit mbyll shkollat, anulon fluturimet...
Joao Cancelo mbërrin në Barcelonë, pritet të debutojë që kët...
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu
“Meta” çaktivizon gjysmë milioni llogari të personave nën 16...
Skocia ngre alarmin për përmbytje në mbarë vendin