Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se janë gjetur eshtrat e Nuredin Dvorani, i cili ishte zhdukur dhunshëm nga lufta e fundit.
Siç thuhet në njoftim, Nuredin Dvorani ishte në moshën 17 vjeçare kur ishte zhdukur dhunshëm nga forcat serbe më 30 prill 1999.
“Nuredin Dvorani, i zhdukur dhunshëm nga lufta e fundit, është identifikuar dhe do të rivarroset sot më 21 janar 2022, ora 14:00 në fshatin Tërstenik, Komuna e Drenasit. Nuredin Dvorani ishte në moshën 17 vjeçare kur ishte zhdukur dhunshëm nga forcat serbe më 30 prill 1999. Eshtrat e Nuredin Dvoranit janë gjetur dhe zhvarrosur nga lokacioni i varrezës masive në Qirez, Komuna e Skenderajt dhe tanimë janë identifikuar përmes analizës së ADN-së.
Ndërsa sot me kërkesë të familjes do të rivarroset në fshatin Tërstenik, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore, shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur dhe institucionet komunale”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
Trump paralajmëron Iranin që të bëhet serioz për bisedimet p...
Dy krerët e federatave të futbollit takohen para ndeshjes Sl...
Kurti motivon Kombëtaret: Ky është shekulli i shqiptarëve në...
KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 m...
Turqia eliminon Rumaninë, pret në finale të play-offit fitue...