Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski në profilin e tij në facebook shkruan se vendi ynë nga viti 2017-2021 ka kërcyer në renditjen e vendeve të sigurta në Ballkanin Perëndimor nga vendi i 71-të në vendin e 40-të.
“Institucionet përkatëse ndërkombëtare e renditën Republikën e Maqedonisë së Veriut si më të sigurtën nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u ngjitur nga vendi i 71-të në vendin e 40-të në periudhën 2017-2021. Konkretisht, në vitin 2017, në nivel strategjik vendosëm moton “Ministria e Brendshme për qytetarët”, e cila vendosi konceptin polici – shërbim ndaj qytetarëve.
Sot profesionalizmi dhe përkushtimi janë udhërrëfyes në krijimin e politikave strategjike të suksesshme për zhvillimin e sistemit të sigurisë në vend. Jam plotësisht i bindur se përparimi i Maqedonisë së Veriut dhe mirëqenia e qytetarëve janë të lidhura pazgjidhshmërisht me situatën e sigurisë. Jemi të përkushtuar dhe vazhdojmë me reformat dhe pajisjen e policisë për forcimin e mëtejmë të kapaciteteve dhe zbatimin e standardeve evropiane, e gjitha kjo në interes të qytetarëve”, tha ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski./telegrafi/
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...
Skenari i çmendur: Barcelona mund ta festojë titullin e kamp...