Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 7,266, ndërkaq pas rritjes së rasteve nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se sot pritet të mblidhet Komiteti për Vlerësim dhe Koordinim për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të masave aktuale.
Numri i i përgjithshëm i të shëruarve është 159.371, ndërkaq, nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,994 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.728.214 doza të vaksinës.
Deri më sot 798.225 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 40.561 doza përforcuese dhe 2.191 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Ndryshe, vetëm të mërkurën janë shënuar 2,050 raste të reja me coronavirus.
Këta janë dhjetë më të votuarit në LDK deri më tani
Këta janë 10 kandidatët për deputet më të votuarit deri më t...
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit për mome...
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...