Presidenti francez Emmanuel Macron i cili pret që nga 1 janari shteti i tij të marrë kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian, ka deklaruar se do të rishikojë raportet me Ballkanin Perëndimor.
Macron theksoi se shteteve të Ballkanit, Bashkimi Evropian do t’ju ofrojë perspektivë për anëtarësimin në bllokun evropian, transmeton Telegrafi.
E pavarësisht që Komisioni Evropian dhe shumica e vendeve anëtare të BE-së thonë se Shqipëria dhe Maqedonia kanë implementuar të gjithë reformat demokratike të kërkuara për të filluar bisedimet për anëtarësim, procesi nuk ka filluar akoma, kjo për shkak të bllokadës dhe vetos së vënë nga Bullgaria.
Në anën tjetër Kosova dhe Bosnja po konsiderohen si vendet e fundit sa i përket procesit të integrimit drejt BE-së.
Macron ndër tjera ka folur edhe për çështje tjera me theks të veçantë përshkallëzimi i mundshëm i situatës në Ukrainë, ku forca të shumta ruse janë stacionuar përgjatë kufirit me këtë vend.
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...
Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin ...
Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje
Zhduket një person në Gjilan