Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur një konferencë për media mbi gjendjen e energjisë elektrike.
Besian Mustafa, deputet nga kjo parti tha, se Qeveria e ka ditur për krizën në energji qysh në pranverën e vitit 2021, por që, sipas tij, zgjodhi zgjedhjet lokale për përfitime të votave dhe u mor me këtë çështje, raporton arbresh.info.
“Qeveria ka qenë e njoftuar qysh në pranverën e vitit 2021 për rritjen çmimit të energjisë dhe për hapat që duhet të ndërmarr. Gjatë verës të vitit 2021, Qeveria zgjodhi mosbesimin akuzën e linçimin në kohë të zgjedhjeve lokale për të marr ndonjë votë. Paaftësia e Qeveris për të menaxhuar më energji elektrike deri tash i ka kushtuar qytetarit të Kosovës 20 milionë euro të ndara për KOST-in, 20 milionë euro të ndara për import të energjisë dhe 75 milionë euro për subvencionim të çmimit të energjisë. Pra, gjithsej 115 milionë euro deri tash pa investuar një cent të vetëm dhe duke refuzuar grantin nga SHBA për furnizim më gaz. Shtrenjtimi i energjisë elektrike dëmton rëndë prodhuesit vendor”, tha Mustafa. /arbresh.info/
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...