Mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini do të jetë jashtë fushave të blerta për së paku dy ndeshje.
Pellegrini ka pësuar një tjetër lëndim në kofshë. Ai humbi pesë ndeshje gjatë muajit dhjetor, pikërisht nga një dëmtim i ngjashëm.
Sipas Corriere dello Sport, ai do të jetë jashtë fushave në dy ndeshjet e ardhshme të ligës, për arsye të njëjtë.
Lojtari mungoi mbrëmë në fitoren 1:0 ndaj Cagliari, në ‘Stadio Olimpico’. Mbetet të shihet nëse ai mund të kthehet për ndeshjen ndaj Genoa, më 6 shkurt.
Lecce dhe Empoli do të jenë skuadrat me të cilat Roma do të përballet pa Pellegrinin./lajmi.net
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...