Mbrëmë është përfshirë nga flakët restoranti “Guri i Zi”, në fshatin Vollnjak të Klinës.
Nuk u raportua për të lënduar, por si pasoj janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Me datë, 16.01.2022, rreth orës 23:20, Policia është informuar se ne fshatin Volljak-Klinë, një lokal është përfshirë nga flakët. Njësitet Policore menjëherë kanë dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, sipas zjarrfikësve, nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme”, deklaroi Rugova./arbresh.info/
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor
27-vjetori i rënies së Luan Haradinajt, Haradinaj: Krenaria ...
Raportohet për një takim mes Pérezit dhe Mourinhos për rikth...
“Ju kurrë nuk ia kthyet shpinën Kosovës”, Osmani thirrje mër...
Liria ka emër: Shtyrja e aktgjykimit në Hagë është zgjatje e...
Do ta lije Gimbon për famën? Selin Bollati befason me përgji...