Për shkak të shkurtimit të karantinës nga dhjetë në shtatë ditë, është eliminuar mundësia e ndërprerjes së parakohshme të karantinës me test negativ PCR në Slloveni dhe çdo person që futet brenda kufijve, jo tranzit, do të duhet të izolohet për shtatë ditë, ka thënë zyra e komunikimit e qeverisë.
Ata që janë vaksinuar me dozat e nevojshme dhe ata që kanë kaluar COVID-19 dhe kanë një test negativ PCR, nuk e kanë të detyrueshëm izolimin.
Autoritetet shëndetësore thanë të shtunën se 7.580 infeksione të reja ishin konfirmuar në 24 orët e fundit, numri më i lartë i infeksioneve ditore që nga fillimi i pandemisë dhe pesë të tjerë kishin vdekur.
Sipas të dhënave të qeverisë, aktualisht janë 514 pacientë në spitale, 156 prej të cilëve në reparte të terapisë intensive./express/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?