Liberalizimi i vizave për kosovarët, vështirë se do të realizohet edhe në vitin 2022. Problematike për këtë çështje, profesorët e marrëdhënieve ndërkombëtare e shohin moslobimin e Kosovës tek pesë shtetet anëtare të BE-së, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Saga rreth liberalizimit të vizave në Kosovë po vazhdon tash e dhjetë vjet.Ndonëse Kosova ka plotësuar t6ë gjitha kushtet e dala nga udhërrëfyesi për këtë proces, është vendi i vetëm në rajon që nuk gëzon liri të lëvizjes.
Situatë e njëjtë p vazhdon edhe tani kur në krye të Qeverisë së Kosovës është Albin Kurti.
Ndërkohë profesori amerikan Chris Dolan, liberalizimin e vizave për Kosovën e sheh problematike edhe për vitin 2022.
“Vështirë që Kosova të ketë liberalzim vizash edhe në vitin 2022. Shpresojmë që BE të ndërrojë qasjen sa i përket kësaj tem. Kosova duhet të lobojë më shumë dhe të shtrijë diplomacinë te pesë shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë dhe sovranitetin e saj”, tha ai, për RTV Dukagjini.
Ndërsa, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë se presidenca e BE-së e udhëhequr nga Franca, mund të fut në agjendë liberalizimin e vizave për kosovarët.“Është pozitive që Franca është kryesuese e BE-së, sepse ajo e njeh problematikën dhe kompleksitetin deri ku ka ardhur kjo çështje”, tha ai.
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje