Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka bërë të ditur se do të rihapen dyqanet, sallonet e parukerisë si dhe palestrat.
Kjo pasi do të largojnë masën e karantinës të cilën e kishin vendosur disa ditë para festave të fundvitit.
“Ne po bëjmë një hap të madh dhe kjo do të thotë gjithashtu se po marrim një rrezik të madh”, tha Rutte në një konferencë për media, të premten.
Pjesa e lokaleve që do të hapen do të punojnë deri në ora 17:00, shkruan Reuters.
Rutte shtoi që baret, restorantet dhe vendet kulturore do të duhej të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri më 25 janar.
Qeveria e Rutte urdhëroi bllokimin nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar, pasi kishte një numër të madh të rasteve me variantet Delta dhe Omicron./arbresh.info/
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt