Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kritikoi vendim e Gjykatës Kushtetuese por i njohu zgjedhjet e ç’dekretuara prej tij të 30 qershorit, duke u angazhuar për t’i hapur dritën jeshile realizimin e lokaleve të pjesshme të bashkive pa kryetar, disa prej të cilëve u zgjodhën në 30 Qershor.
Kjo është letra që presidenti i ka dërguar kreut të KQZ, Ilirian Celibashi duke kërkuar informacion për vakancat në disa bashki të vendit.
“Kemi nisur proceduarat për t’i dhënë zgjidhje. Sot kam filluar procedurat për zgjidhjen e situatës. Letër KQZ bashki pa kryetar mandat të përfunduar. Zgjidhje të shpejtë”, tha Meta.
Kreu shtetit tha se nuk ka ndërmend të konsultohet me forcat politike për zgjedhjet e pjesshme lokale në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë dhe Mallakastër të cilat drejtohen pa kryetar të zgjedhur.
Për Ilir Metën ka shumë pak rëndësi se çfarë do të vendosë kushtetuesja më 18 Janar, në lidhje me certifikimin e shkarkimit nga parlamenti. Premtimi ishte i prerë. Nuk do të largohet nga skena politike.
“Meta 30-40-50- vite të ardhshme këtu më kemi në krye për rivendosjen e sovranitetit”, tha Presidenti. /tch/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...