Kryeministri Albin Kurti tha se për takimin me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, do ta lëshojnë një deklaratë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Ai njoftoi se do ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër në ora 14:00.
“Porsa patëm një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe atë të BE-së. Në takim ishim të pranishëm presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca dhe unë si kryeministër dhe dy zëvendëskryeministrat Bislimi dhe Gërvalla.Të tri institucionet do të dalim me një komunikatë të përbashkët për shtyp dhe pas kësaj do të mund të ju përgjigjemi në pyetjet e juaja.Ndërkaq unë po shkoj në kryeministri për të përgatitur thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës për nesër në ora 14:00”, tha ai.
Një takim i tillë ka ardhur pas një komunikate të përbashkët të QUINT-it në të cilën kanë kërkuar që Kosova të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë bazuar në praktikat e votimit të mëhershme.
Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar organizimin e referendumit të Serbisë, derisa kanë theksuar se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë apo edhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë./arbresh.info/
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...