Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë administruar 3 mijë e 541 doza të vaksinave anti-COVID-19, në Kosovë,
Sipas njoftimit, numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 704 mijë e 633.
884 mijë e 81 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.
Ndërsa, rreth 25 mijë persona janë vaksinuar me dozën përforcuese.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës. Deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 24.841 doza përforcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës COVID-19”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Fitorja historike e “Dardanëve”, Agim Ademi: Kosova nuk dorë...
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë bllokohet për kamionë shkaku i borë...
Kosova dhe Ballkani mbeten prioritet strategjik për NATO-n
Presidenti i Iranit: Mbështetja e Putin na frymëzon në këtë ...
E premtja sjell përkeqësim të motit: reshje në gjithë vendin...
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...