Aktorja Arjola Demiri ka folur gjithmonë rreth vështirësive që ka kaluar në jetë dhe problemeve me ish bashkëshortin.
Tani që është pjesë e “Big Brother VIP” historitë e saj kanë qenë edhe më shumë në qendër të vëmendjes dhe vetëm dy ditë më parë ajo ka rrëfyer me më shumë detaje historinë.
Arjola ka pranuar publikisht se ish bashkëshorti e dhunonte fizikisht dhe se e ka tradhtuar për 6 vite me radhë që aktorja ishte në dijeni. Ato vite nuk kanë qenë aspak të lehta për aktoren, nënën e tre fëmijëve e cila në luftë me depresionin ka tentuar edhe vetëvrasjen, prej të cilës e ka shpëtuar nëna e saj.
Por kush është ish-bashkëshorti i Arjola Demirit?
Sipas Albeu.com ka mësuar se ish-bashkëshorti i Arjola Demirit është Ajax Boshnjaku. Ai është personazh i njohur për mediat dhe botën e krimit. Emri i Ajax Boshnjakut është bërë i njohur në tetor te 2018 ku ishte i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Ajaxi, miku i i Ervin Matës u akuzua për moskallëzim krimi.
Gjithashtu, burime për Albeu.com bëjnë me dije se Ajax Boshnjaku është sot babi i dy djemve binjak me një grua tjetër me të cilën Arjola Demiri ka edhe çështje penale.
Arjola ka treguar se ka marrë më në fund kujdestarinë e 3 fëmijëve që ka pasur nga bashkëjetesa me Ajaxin, pasi ajo nuk ka pasur një celebrim me ligj me të.
Gjuajtje me armë zjarri në Gllogoc
Çfarë dihet për sulmet e SHBA-së ndaj centraleve bërthamore ...
74 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Izraeli e quan “moment vendimtar” ndërhyrjen e SHBA-së: Do t...
Kallas bën thirrje për uljen e tensioneve
Vidhte çanta në veturat e turistëve, arrestohet 29-vjeçari n...