Shteti amerikan New Jersey ka shpallur emergjencë të shëndetit publik, që hyn në fuqi menjëherë, për të frenuar përhapjen e llojit Omicron të koronavirusit, transmeton Anadolu Agency.
Masa e shpallur nga guvernatori Phil Murphy synon të sigurojë që shteti të jetë në gjendje t’i përgjigjet kërcënimit të vazhdueshëm të koronavirusit dhe llojit Omicron që po përhapet me shpejtësi.
“COVID-19 mbetet një kërcënim domethënës për shtetin tonë dhe ne duhet të angazhojmë çdo burim në dispozicion për të mposhtur valën e shkaktuar nga lloji Omicron”, tha Murphy në një deklaratë me shkrim.
Urgjenca lejon agjencitë dhe departamentet shtetërore të përdorin burimet shtetërore për të ndihmuar sistemin e kujdesit shëndetësor dhe komunitetet e prekura.
Guvernatori tha se masa nuk nënkupton se do të ketë mandate ose pasaporta vaksinash, bllokime, ndonjë kufizim biznesi ose kufizim grumbullimi.
“Ajo nënkupton që në mund të vazhdojmë të ecim përpara me qasjen tonë të koordinuar dhe të përgjegjshme për të lënë pas nesh virusin Omicron dhe COVID-19”, tha ai.
Murphy njoftoi se New Jersey po regjistron afër 35 mijë raste ditore dhe se aktualisht mbi 10 mijë persona janë të shtruar në spital për shkak të koronavirusit.
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...