Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i paguajë specializantët shëndetësorë deri në gusht.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se mjetet do të ndahen nga kategoria buxhetore subvencione dhe transfere.

“Ministria e Shëndetësisë kërkon nga Qeveria e Kosovës që t’i financojë specializantët… Kërkojmë që të lejohet realizimi i kësaj mbështetjeje nga kategoria buxhetore subvencione dhe transfere, prej muajit janar deri në muajin gusht 2022”, tha Latifi, raporton arbresh.info
Kujtojmë se specializantet disa herë kishin protestuar duke kërkuar që specializimet t’u paguhen në formë page për çdo muaj./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen