Pavarësisht reshjeve të shiut dhe borës qytetarë të shumtë sot kishin vërshuar pikat e vaksinimit duke krijuar radhë të gjata. Rrëmuja u shkaktua për shkak të festave ku shumë prej qendrave të vaksinimit nuk punuan për disa ditë.
Qytetarët që u anketuan prisnin në radhë më shumë se 40 minuta për të marrë dozën e tretë të vaksinës, ndërsa ato për dozën e dytë kishin përparësi për shkak të terminit të caktuar.
Nga Poliklinika Bukuresht thanë se interesim më të lartë kishte për dozën e tretë të vaksinës.
“Sigurisht që jemi të organizuar, kemi numër të mjaftueshëm të ekipeve. Punojmë në dy ndërrime. Ata që janë për dozën e dytë tashmë e kanë të caktuar para 21 ditësh. Të tjerët që janë për dozën e tretë nuk kanë termin të caktuar, i pranojmë të gjithë që vijnë”, thanë nga poliklinika.
Ndërsa qytetarët vazhdojnë të vaksinohen, numri i të prekurve me Covid 19 sërish mbetet i lartë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 813 raste të reja infektimesh dhe 6 viktima.
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë