Një veturë nga Serbia është parë duke qarkulluar në Mitrovicë pa “sticker”, por me targa ku shihen simbolet serbe.
Në pamjet e siguruara nga arbresh.info shihet se vetura me këto targa po lëviz në drejtim të Vushtrrisë.
Ndryshe, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, qytetarët që hyjnë brenda territorit të Kosovës nga Serbia duhet të pajisen me afishe për t’i mbuluar simbolet shtetërore të Serbisë në targat e veturave të tyre.
Sipas kësaj marrëveshje, nga data 4 tetor Kosova dhe Serbia do të vendosin sticker në targat e veturave për një periudhë prej gjashtë muaj, derisa të gjendet një zgjidhje për këtë. /arbresh.info/
Shumë kohë i kishte kërkuar Trumpit të ndërhynte në Iran – p...
Sulmet ndaj Iranit, Netanyahu: Nuk do t’i lejojmë të kenë ar...
Vjen reagimi zyrtar i Kosovës, MPJD: SHBA po sulmon Ajetolla...
Raportohet se shefi i Pentagonit po e monitoron operacionin ...
Kryeministri australian: Australia është me popullin iranian
“Nuk kemi marrë pjesë në sulm”, Britania: Iranit nuk duhet t...