Parlamenti i Irakut mbajti seancën e tij të parë të dielën gjatë së cilës zgjodhi ligjvënësin Suni Mohammed al-Halbousi si kryetar, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një qeverie të re, tre muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme.
Kryesuesi i përkohshëm i parlamentit, Mahmoud al-Mashahadani, kishte ndërprerë më herët seancën pasi secili nga grupimet politike konkurruese pretendoi se kishte shumicën, gjë që shkaktoi debate të ashpra mes ligjvënësve.
Vetë 73 vjeçari Mashahadani, anëtari më i moshuar i parlamentit u sëmur më pas papritur dhe u dërgua në spital. Një kryesues i ri u cakua për ta drejtuar seancën e cila rifilloi në mbrëmje.
Parlamenti ka afat 30 ditë për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, i cili më pas do t’i kërkojë grupimit më të madh parlamentar të formojë qeverinë. /voa/
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...