Kombëtarja e Kosovës sot ka pasur ndeshjen e dytë të tyre ndaj Greqisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2023.
Televizioni kombëtar i Greqisë, ka bërë një skandal shumë të madh, ku kanë shfaqur hartën e Australisë në vend të hartës së Kosovës.
Arbresh.info ka kontaktuar Federatën e Hendbollit të Kosovës, të cilët kanë thënë se nuk janë në dijeni.
“Nuk kemi informata, por mesiguri do të ndërmarrët ndonjë gjë”.
“Në palestrën ku është zhvilluar ndeshja është shfaqur Flamuri i Kosovës, por në televizione, nuk kemi ndonjë informatë”.
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbjen e dytë radhaz ndaj Greqisë sot, ku ndeshja e parë është zhvilluar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe ka përfunduar me rezultat 20-21.
Ndërsa në ndeshjen e dytë e cila është zhvilluar në Greqi ka përfunduar me rezultat 26-25. /arbresh.info./
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku