Një ngjarje me dinamikat ende për t’u sqaruar ka ndodhur sot në Nikël.
Rreth orës 18:00 dy persona janë paraqitur në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për të marrë ndihmë mjekësore.
Bëhet fjalë për shtetasin Gentian Bejtja, rreth 41-vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Niklës, teksa ndodhej në automjetin e tij.
Bashkë me të, ndodhej edhe 31-vjeçari Klodjan Stafuka, i cili u dëmtua pas një aksidenti që i ndodhi mjetit, i cili doli nga rruga.
Dy personat nuk janë të panjohur për forcat e rendit. Bejtja dhe Stafuka u akuzuan për vjedhjen e veturës së përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./A2 CNN
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...