Një tjetër grua është ekzekutuar me armë zjarri nga dora e ish- burrit të saj! 50-vjeçari Niko Hila, pas konflikteve të vazhdueshme për shkak të kujdestarisë së vajzës së tyre 4-vjeçare ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar 40-vjeçaren Xhuliana Topalli. E gjithë skena ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të gruas, në fshatin Nënshat të bashkisë së Vaut të Dejës, ku viktima jetonte së bashku me vajzën dhe babanë e saj të sëmurë (të paralizuar) pas ndarjes.
Në momentin e ekzekutimit, çifti ka qenë vetëm në shtëpi, babai dhe 4-vjeçarja nuk janë bërë dëshmitarë e këtij ngjarjeje të rëndë.
40-vjeçarja ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plumbave të marra, e ndërsa pas krimit makabër që kreu, Hila ka tentuar që të vrasë edhe veten. Ai është nisur drejt shtëpisë së tij, rreth 1 km nga vendi i krimit dhe ka qëlluar veten në pjesën e fytit.
Nga sa mësohet ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ku fillimisht është dërguar për mjekim në spitalin Rajonal në Shkodër e më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
50-vjeçari ka qenë emigrant në Greqi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...