Serbët i janë rikthyer protestave ndërsa Shoqata e Organizatave Mjedisore të Serbisë po organizon postblloqe të reja, ç’ka tregon se indinjata ndaj projektit “Jadar” të kompanisë Rio Tinto dhe gërmimeve për Litium, ende nuk është fashitur.
Mediet në Kosovë raportojnë se qytetarët kanë bllokuar autostradën në Beograd pranë Qendrës Sava si dhe disa rrugë në qytete të tjera si Novi Sad.
N1 raporton se është shënuar dhe një incident kur një shofer ka dalë nga makina dhe ka tentuar të përballet fizikisht me protestuesit. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç deklaroi më herët sot se qeveria është shumë pranë vendimit për të anuluar gjithçka që po ndodh me Rio Tinto dhe për të tërhequr të gjitha lejet që i janë dhënë asaj kompanie.
Por tubuesit nuk binden. Ata thonë se përpara se të hiqen të gjitha lejet, gjithçka e nënshkruar duhet të vihet në dispozicion të publikut. Mësohet se kompania ka vazhduar të blejë pronat e qytetarëve serb për të filluar punën me gërmimet e litiumit. Javë më parë, presidenti serb Alaksander Vuçiç pati deklaruar se kishte refuzuar të nënshkruante Ligjin për Shpronësim, që do t’i jepte leje kompanisë të kryente gërmimet kompania anglo-australiane./tch/
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...