Një studim i fundit i botuar në disa revista psikologjike ka gjetur se “ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis adhurimit të të famshëmve dhe rezultateve më të ulëta në testet njohëse” që matin si shkrim-leximin ashtu edhe numërimin.
Studimi analizoi 1,763 të rritur në Hungari, të cilëve u është kërkuar që të kaloni një test fjalori me 30 fjalë dhe një test të zëvendësimit të shifrave përpara se të plotësonin një pyetësor për të përcaktuar nivelin e interesit të tyre për të famshëm, trasmeton portal arbresh.info
Studiuesit zbuluan se interesi i madh për jetën e të famshmve lidhej me rezultate më të ulta në të dy aftësitë njohëse.
Pjesëmarrësit u pyetën gjithashtu për të ardhurat e tyre, pasurinë materiale dhe nivelin e arsimimit për të marrë një pamje më të detajuar.
Sidoqoftë, studiuesit thonë se është e paqartë nëse fiksimi pas të famshmëve është shkak apo pasojë për rezultate të dobëta. Studiuesit thonë se për këtë nevojitet studim i mëtejshëm.
Shkencëtarët kanë theksuar se duhet një tjetër studim, më i detajuar për të monitoruar me kujdes ndikim e të famshmeve në jetën e njerëzve të thjeshtë, sidomos kur bëhet fjalë për ndikimin tek inteligjenca dhe suksesi në jetën profesionale./arbresh.info/
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama
E dhimbshme/Pas një sëmundjeje të rëndë, vdes i riu nga Hajv...
Bordi i ZRRE-së pret në takim Misionin e FMN-së, flasin për ...
Prebeza mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Familja shqiptare u shua nga helmimi me gaz në Itali, fqinji...
Nis numërimi mbrapsht: Çka mund të ndodhë me pozitën e presi...