Lazio dhe Sassuolo janë dy skuadra tejet të interesuara për sulmuesin shqiptar, Nedim Bajrami i cili ka pasur paraqitje fantastike deri tani me Empolin.
Sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë katër asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat, përfshirë këtu edhe golin kundër Milani para Krishtlindjeve dhe Lazios në xhiron e fundit.
Sipas raportimeve të “Calciomercato”, të dy skuadrat janë të interesuara për të, dhe kërkojnë të fitojnë shërbimet e tij në fund të këtij edicioni.
Bajrami është një mesfushor sulmues i shpejtë dhe kreativ, i rëndësishëm në lojën sulmuese të Empolit. Këtë sezon ai ka mesatarisht 4.99 raste të krijuara për 90 minuta, i shtati më i mirë në ligë duke lënë pas tij yje si Lorenzio Insigne, Nicolo Barella dhe Federico Chiesa./Arbresh.info
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës