Tenisti, Novak Djokovic që është duke qëndruar në qendrën e emigracionit në Australi, ka kërkuar që të ketë një kuzhinier personal dhe një fushë të tenisit, por që të njëjtat janë refuzuar nga zyrtarët australianë, sipas raportimeve.
Gazeta australiane raportoi se numri një i tenisit në botë i është mohuar çdo “trajtim i veçantë” gjatë qëndrimit të tij në qendrën e emigracionit.
Ai aktualisht është i përfshirë në një mosmarrëveshje nëse është i përjashtuar nga rregullat e vendit të vaksinimit kundër COVID dhe po përballet me dëbim pasi i është anuluar viza.
Avokatët që përfaqësojnë 34-vjeçarin po planifikojnë të apelojnë në gjykatë të hënën, shkruan “Skynews”.
Një përmbledhje e rastit të tyre ka treguar se ai doli pozitiv për COVID-19 më 16 dhjetor dhe ai kishte një vizë të vlefshme dhe përjashtim mjekësor nga organizatori i Australian Open.
Ai gjithashtu ka kërkuar fushë alternative të tenisit në mënyrë që të mund të stërvitet për turneun që fillon më 17 janar.
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë