Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka qenë joaktive dhe nuk e ka kryer punën e vet si duhet, ka thënë Emir Abrashi, hulumtues i politikës së jashtme, në KTV.
Abrashi e ka quajtur të përgjumur MPJ-në aktuale me në krye, Donika Gërvalla-Schwarz, duke se ajo nuk duket se ka sa duhet njohuri për politikën e jashtme.
“Unë mendoj qe MPJ-ja ka qenë jo aktive, nuk e ka kryer punën e vet si duhet gjatë kësaj periudhe, kemi pasur një MPJ- goxha të përgjumur, më e përgjumur se e kaluara. Nuk ka pasur mjaftueshëm vizita, nuk ka pasur mjaftueshëm në terma të marrëdhënieve ndërkombëtare, nuk ka pasur shkëmbime mes Kosovës dhe vendeve të tjera. Ka pasur takime megjithatë ato takime nuk është se kanë qenë takime që do të duhej të krenoheshim me to. Kosova ka nevojë për të zhvilluar vizita e takime në shtetet që kanë ndikim në arenën ndërkombëtare. Nuk është se ne kemi arritur që të kemi një prezencë taman si duhet në politikën e jashtme, prandaj them se ajo ka qenë e përgjumur”, ka thënë Abrashi.
Sipas tij, pozita e ministrit të MPJ-së, sidomos për një shtet si Kosova, është tejet e rëndësishme dhe se kjo është një pozitë përmes së cilës nuk duhet të ndalet në asnjë moment lobimi.
“Pozita e ministrit të MPJ-së, sidomos për një shtet si Kosova që ka nevojë për prezencë ndërkombëtare, është tejet e rëndësishme. Është një pozitë në të cilën ministrja nuk duhet të pushojë së lobuari. Ndoshta është mungesa e njohurisë së saj mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë apo e kuadrove brenda kabinetit të saj”, është shprehur ai.
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...