I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të përdorin sanksione, për t’u dërguar një mesazh të fortë të korruptuarve dhe akterëve që destabilizojnë rajonin, shkruan Vijesti i Podgoricës.
Në një intervistë për agjencinë MINA, Escobar tha se liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë në interes të qytetarëve, në vend të interesave të tyre personale dhe partiake.
Ai vlerësoi se politika identitare, e cila ndan dhe ka penguar përparimin e rajonit në të kaluarën, nuk ka bërë asgjë për interesat e njerëzve nga Ballkani Perëndimor.
“Shtetet e Bashkuara do të jenë një partner për ata që kanë një qasje konstruktive, jo shkatërruese ndaj të ardhmes së këtij rajoni, i cili karakterizohet nga anëtarësimi në BE dhe NATO, si dhe një ekonomi dinamike dhe transparente” u shpreh Escobar.
Ai shtoi se kjo është një taktikë e zakonshme në Ballkanin Perëndimor, ku liderët politikë përdorin ndarjet historike për, siç tha ai, të mbjellin përçarje mes votuesve dhe të bllokojnë përparimin e shteteve.
Në një shoqëri të tillë, sipas tij, feja, kombësia dhe përkatësia etnike nuk do të përcaktojnë nëse dikush ndihet anëtar i sigurt dhe i barabartë i komunitetit./kk/
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...