Një person është arrestuar për veprën penale “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .
Arrestimi i tij është bërë në Pejë mbrëmë rreth orës 21:45 derisa patrulla e stacionit Policor në Pejë dhe njësitit për reagim të shpejtë (NJRSH), ishin në asistim të inspektorëve sanitar, shkruan arbresh.info.
“Gjatë kontrollimit një lokal në rrugën e lartshënuar se a janë duke u zbatuar vendimet e qeverisë për zbatimin e masave anti covid, nga zyrtarët Policor është vërejtur se një person bën disa lëvizje jo normale, i njëjti është kontrolluar nga Policia dhe gjatë kontrollit tek personi i dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar: një arme (pistoletë) e tipit “Smith & Wesson,një karikator i së njëjtës armë, 14 copë fishekë të së njëjtës armë”, njofton policia.
Personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48- orë./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...