Me 25 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kandidati për kryesues të Kuvendit Komuna të Prishtinës i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Fehmi Kupina dështoi të marrë këtë pozitë.
Ani pse numri i asambistëve që votuan ishte gjithsej 25, pa asnjë kundër dhe pa asnjë abstenim, këto vota nuk mjaftuan që Kupina të marrë postin e kryesuesit të Kuvendit Komuna të Prishtinës në raundin e parë të votimit, shkruan arbresh.info.
Pas një pauze të shkurtet, pritet që të mbahet edhe raundi i dytë i votimit.
Ndërkohë, asamblistët e AAK-së menjëherë pas propozimit të Fehmi Kupina lëshuan sallën e mbledhjes. /arbresh.info/
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...